Skip to content

Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg, ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa

Gjykata Speciale ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 26 vite burg, ish-kreun e UÇK-së, Salih Mustafa.

 

 

 

Ai është shpallur fajtor për veprat: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar.

 

 

 

Ky është aktvendimi i parë I Gjykatës Speciale lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

 

 

 

Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

 

 

 

“Dëshmitë e kanë konfirmuar njëra-tjetrën”, ka thënë ajo.