Gjykata Tiranës ka dhënë vendimin  për vërtetimin e mandatit të Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

 

Pas këtij vendimi, i hapet rruga hapit të fundit, ceremonisë së betimit të kryebashkiakut Veliaj për mandatin e ri.

 

Veliaj ka arritur të fitojë bindshëm në të gjitha njësitë e Tiranës.

 

Ai ka mundur të sigurojë një fitore të thellë edhe tek tre zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re