Skip to content

Gjykata Tiranës shpall në kërkim lojtarin që Ilir Meta e pajisi në shkelje të ligjit me pasaportë shqiptare

Meta Cobbinah Tirana

Në një mënyrë skandaloze para disa muajsh Ilir Meta pajisi në shkelje të çdo ligji me pasaportë shqiptare ish futbollistin e Tiranës Winful Cobbina.

Ky i fundit u pajis me pasaportë shqiptare nga Meta në shkelje flagrante të ligjeve shqiptare, në mënyrë që futbollisti të mos humbte ndeshjen e rëndësishme kundër Young Boys në Zvicër.

Shkeljet skandaloze të ligjit nga ana e Ilir Metës u denoncua nga Gazeta , ku Meta edhe pse u mundua të justifikohej doli blof, pasi ndaj lojtarit nuk ishte kryer asnjë verifikim për të kaluarën e tij dhe pas rezultoi se ai ishte i dënuar në vendin tonë për falsifikim dokumentash.

Tashmë ai është shpallur në kërkim me një vendim të Gjykatës së Tiranës pasi nuk respektoi dënimin dhe është larguar jashtë vendit pa e shlyer atë.

Vendim që certifikon dhe Ilir Metën si një shkelës ligji dhe “trafikant” pasaportash. ()