Gjykata e Edirnesë në Turqi vendosi kundër lirimit të dy ushtarëve grekë në pritje të gjyqit me akuza për spiunazh ushtarak dhe kalim në një zonë të ndaluar ushtarake.

Aggelos Mitretodis dhe Dimitros Kouklatzis u arrestuan pasi u zbuluan nga patrulluat kufitare turke më 1 mars.

Ushtarët grekë kërkuan lirimin e tyre, duke pretenduar se kaluan kufirin gabimisht. Ata që në fillim pretendonin se kishin humbur rrugën nga dëbora dhe kishin kaluar gabimisht në anën turke.

Por ushtarët turq thanë se atyre ata u kapën duke marrë fotografi për qëllime spiunazhi në një zonë të ndaluar ushtarake.

Që nga arrestimi i tyre, të dy ushtarët janë mbajtur në burgun maksimal të sigurisë në Edirne, të ndara nga të burgosurit e tjerë.

Arrestimet kanë tensionuar më tej marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s të cilët kanë mosmarrëveshje të vazhdueshme mbi kufijtë detarë.

Greqia ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian, NATO dhe Kombet e Bashkuara për lirimin e tyre.

Por nga ana tjetër, Athina nuk pranoi të dorëzonte ushtarakët turq të akuzuar nga Ankaraja për tentativën e grushtit të shtetit në korrik të 2016-ës, pasi u arratisën në Greqi.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re