Me këtë vendim, Gjykata e Tiranës i le 30 dite afat Prokurorisë për te sjellë prova te tjera për përfshirjen e Ervis Martinajt ne ngjarjen e 4 tetorit ne zonën e ish-bllokut. Ndërsa për Haton duket se Gjykata është bindur nga provat.

 

Vendimi i shpallur rreth orës 14 te se shtunës, erdhi pas gjyqtari dhe prokuroret shkuan ne spitalet ku ndodhen te shtruar Eljo Hato dhe Ervis Martinaj, te dy te plagosur.

Fillimisht ata u ndalen ne Spitalin e Traumës, ku avokati i Hatos, kërkoi moscaktimin e masës shtrënguese për klientin e tij, pasi nuk ka asnjë prove qe e lidhe atë me ngjarjen.

 

Me pas te shoqëruar nga makinat e policisë, gjyqtari Artan Gjermeni dhe prokuroret u ndalen ne spitalin ku po mjekohet Ervis Martinaj. Avokati i tij, ne një dalje para mediave deklaroi se klienti qe ai mbron, nuk k pasur asnjë lidhje me ngjarjen.

 

Ndërkohë uniformat blu vijojnë kërkimet per Ervin Maten i dashuri i këngëtares Elvana Gjata si dhe për komandon Merviol Billo i cili vrau 26-vjeçarin Gaxha dhe la dy te plagosur. Ne kërkim janë gjithashtu edhe dy persona te tjerë qe u përfshinë ne konflikt te armatosur.

 

Ndërkohë forcat e policisë ndaluan ne Kakavijë edhe Geldion Hotin i cili ishte i pranishëm ne lokal ne momentin e ngjarjes ndërsa po sqarohet pozicioni i tij.

 

Krimi i rende qe tronditi kryeqytetin dyshohet se ndodhi pas konfliktit për këngëtaren Elvana Gjata. Por hetuesit nuk kane lënë jashtë vëmendjes edhe pistën e prishjes se pazareve te drogës mes dy grupeve rivale.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re