Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg në mungesë për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku,.
Një ditë më parë prokuroria lëshoi një urdhër arresti për Kajmakun ndërsa policia ushtroi kontrolle në banesën e tij por pa mundur dot që ta gjejnë ish-kryebashkiakun.
Kajmaku u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke mos deklaruar një dënim në Greqi. Provat për dëmimin u bënë publike nga Partia Demokratike.
Kajmaku akuzohet nga prokuroria për disa vepra penale si shpërdorim detyre, falsifikimi i formularëve, dhe Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës.