Në një kohë kur pritej që të jepej masa nga Gjykata e Tiranës për Ervis Martinajn, një nga protagonistët e përfshirë në masakrën e 4 tetorit në ish-bllok, ku një person mbeti i vrarë, është vendosur që ajo të shtyhet për ditën e diel.
Pas provave të reja të paraqitura këtë të shtunë nga prokuroria, gjykata vendosi që vendimi të shtyhej për nesër.
Pas ngjarjes, telefoni i Ervis Martinajt u dërgua në Izrael, dhe nga përgjigja e mbërritur dy ditë më parë, zbulon komunikimin që ai ka pasur me miqtë e tij para se të ndodhte përplasja me armë.
Burimet konfirmuan për Vizion Plus se në telefonin e Martinajt janë gjetur disa biseda, në të cilat ku njëri prej miqve, Martinaj i shkruante “Hajdeni me armë”.
Lidhur me këtë bisedë, organi i akuzës ngre dyshimet se ngjarja ka qenë e paramenduar , ndryshe nga sa Martinaj ka dëshmuar fillimisht.
