Gjykatat britanike duhet të jenë në gjendje të deklarojnë divorcet islamike përmes një njësie të specializuar të ngritur për të mbrojtur të drejtat e grave muslimane, thotë një eksperte e njohur në ligjin sharia e cili është thirrur të këshillojë në një hetim të Dhomës së Përfaqësuesve.
Në rekomandimet e dhëna për komitetin e punëve të Brendshme, Elham Manea, profesore e asociuar për studimet e Lindjes së Mesme në universitetin e Zyrihut, argumenton gjithashtu pro martesës së detyrueshme civile së bashku me atë fetare, dhe thotë se imamët që shkelin rregullat duhet të dënohen me sanksione të ashpra.
Manea, e cila ka kaluar katër vjet me kërkime për këshillat sharia në Britaninë e Madhe dhe së fundmi, publikoi edhe një libër me përfundimet e gjetura, thotë se masat do t’i bëjnë të tepërt këshillat e sharias pasi ato përdoren kryesisht nga gratë që kërkojnë një divorc islamik.
Sipas ligjit sharia, burrat mund t’i divorcojnë gratë e tyre duke artikuluar tre herë fjalën talaq, apo divorc, por gratë duhet të marrin një dekret gjyqësor të bazuar ose të heqin dorë nga të drejtat financiare për të marrë divorcin nga një gjykatës fetar, një proces që sipas vlerësimeve shkon deri në 400 paundë.
Grupi Civitas vlerëson se janë rreth 85 këshilla të sharias në Britani, nga grupe të organizuara pranë xhamive ose organizma më pak formalë të përbërë nga një imam. Këshillat nuk kanë fuqi ligjore, por për ata që iu drejtohen këtyre këshillave vendimet janë detyruese si nga pikëpamja kulturore ashtu edhe fetare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re