Gjykata e Shkodrës shpalli moskompetencën për dosjen “Bajri” duke e ka kaluar atë sërish tek gjykata e posacme kunder krimit dhe korrupsionit.

Ne argumentet e kthimit, nenvizohet fakti se ndaj të ndaluarve qëndron ende akzua e grupit te strukturuar kriminal, e per pasoje, kjo çështje nuk mund të gjykohet nga ana e kesaj gjykate.

Një muaj më parë dy prokurorët e SPAK, Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili ja kaluan dosjen hetimore gjykatës së Shkodrës, e cila zhvilloi edhe nje seance ndaj tyre, ku rikonfirmoi masen e sigurise oer 13 te arrestuarit.

Ne keto kushte dosja hetimore ndaj grupit “Bajri” pritet te kaloje serish per shqyrtim ne gjykaten antikorrupsion ne Tirane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re