Një grabitje raportohet të ketë ndodhur në Malin e Robit në Durrës. Pre e grabitjes ka rënë një gjykatës italian që ndodhej në Shqipëri me pushime.

Mësohet gjykatësi kishte marrë një makinë me qira në Tiranë dhe ishte nisur në drejtim të Vlorës. Por gjatë rrugës makina ka shfaqur një defekt teknik dhe drejtuesi i mjetit ka ndaluar në servisin më të afërt.

Në servis dyshohet se i kanë vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash. Gjykatësi italian e ka denoncuar rastin në Polici, ndërsa “blutë” kanë sekuestruar kamerat e sigurisë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.

Nga ana e Policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re