Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha është përballur me Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, ne funksion te procesit te Vettingut.
Ne relacionin e KPK u theksua se pas hetimit administrativ rezultoi se gjykatësja Tusha nuk ka probleme me pasurinë, anën profesionale apo pastërtinë e figurës. KPK ne relacion beri me dije se ndaj Tushes ka pasur 5 ankimime pranë KLD, por nuk dha detaje. Te vetmet pyetje qe iu drejtuan Vitore Tushes, kishin te bënin me respektimin e te drejtave te njeriut.
Ne përfundim, avokati i gjykatëses Tusha kërkoi nga KPK te vendose vijimin e ushtrimit te profesionit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet te shpallë mëngjesin e nesërm vendimin për pastërtinë e figurës se gjykatëses Tusha.



