Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Agim Bengo ka dhënë dorëheqjen para se të kalojë në “filtrin” e procesit të vetting-ut. Kërkesa e tij e dorëheqjes i është paraqitur Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Komisionit të Vettingut.

Kjo kërkesë e dorëheqjes do të shqyrtohet në mbledhjen e sotme të KLGJ-së.

“Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës”, shkruhet në rendin e ditës së KLGJ-së.

Bendo njihet si gjyqtari i çështjes së “21 Janarit”, i dosjes së “Hakmarrja për Drejtësi” dhe i çështjes së ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Në 2016, BIRN raportonte se ai është 1 nga 10 gjyqtarët më të pasur në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re