Skip to content

Gjylameti “thyen kordonin” e deputetëve të opozitës, shtyn kolegen e PD dhe futet në mbledhjen e Komisionit të Medias

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka “thyer kordonin” e krijuar nga kolegët e opozitës, të cilët nuk e lejonin të futej në mbledhjen e Komisionit të Edukimit dhe Medias. Situata ka degraduar edhe në përplasje fizike, pasi Gjylameti ka shtyrë kolegen e opozitës, Elda Hoti.

 

Situata e krijuar ka sjellë edhe reagimin e demokratëve, të cilët i kanë kërkuar Gjylametit të mos përdorë dhunë.

 

Demokratët kanë vijuar edhe këtë të martë aksionin e tyre opozitar duke penguar zhvillimin e Komisioneve Parlamentare.