Është zhvilluar ditën e sotme (e enjte, 09 Nëntor) seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku janë dëgjuar të dëshmojnë 9 dëshmitarët e kërkuar.

Ndërkohë dy dëshmitarë të tjerë të kërkuar nga ana e mbrojtjes nuk ishin paraqitur në seancë, ndaj u lexuan deklarimet e tyre që kishin dhënë gjatë fazës së hetimit.

Bëhet me dije nga GJKKO se seanca e radhës do të zhvillohet një javë më pas, më 16.11.2023, në orën 10.00, ku dhe do të pyeten 7 dëshmitarët e radhës.

Kujtojmë se, GJKKO ka pranuar që të thërrasë në total  71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtëse.

LEXO EDHE: “S’kisha eksperiencë në demontimin e fishekëve”- Seanca për “Gërdecin”- Inxhinieri zbulon çfarë i kërkoi Sekretari i Përgjithshëm: Nuk ishim në gjendje që…

Një prej dëshmitarëve ishte edhe inxhinier Ismet Devolli, i cili ka deklaruar ndër të tjera se nuk ka pasur eksperiencë në demontimin e fishekëve.

Ai thotë se në zyrë i ka thirrur Sekretari i Përgjithshëm, i cili i ka kërkuar që nxirrnin kostot e fishekëve, por thekson se nuk ishin në gjendje të bënin diçka të tillë.

Nga ana e ministrisë së Mbrojtjes – thotë ai- është përgatitur një strategji për demontim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re