Home SHQIPERIA Gjyqi i masakrës në bulevard

Gjyqi i masakrës në bulevard

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ndryshe nga sa ndodh në seancat gjyqësore në Shqipëri, ku rëndom në salla sheh të afërm të të akuzuarve, kësaj here një nëne së cilës i vranë dy djemtë, mori pjesë në gjyqin e të akuzuarve.
 
Gjysere Sulkut i vranë dy djemtë në dy ngjarje të ndryshme kriminale në vitin 2015. Në prill, djalin e vogël Durim Sulku e qëlluan në Holandë, ndërsa disa muaj më pas dhe djalin tjetër Besnik Sulku në Tiranë, teksa hakmerrej për vëllain e tij. Në krimin e trefishtë në bulevardin “Zogu i Parë” mbetën të vrarë dhe Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj, ndërsa për vrasjen e Sulkut akuzohen Klevis e Markeljan Doci.
 
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda Klejvis e Markeljan Doci, nuk pranojnë akuzat e vrasjes, ndërsa ata akuzohen si ekzekutore dhe të Durim Sulkut në prill të vitit 2015. Për këtë në seancën e ardhshme Gjykata e Krimeve të Rënda do të dëgjojë 7 dëshmitarë holandezë, të cilët kanë informacione për krimin.
 
Në proces është dhe italiani Salavatore Lettizia, i cili shoqëronte Besnik Sulkun, ndërsa ai është i njohur dhe nga drejtësia italiane si një person i lidhur me mafian.
 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë