Astrit Avdyli, një nga shumë personat e arrestuar në kuadër të operacionit të madh anti-krim në muajin tetor ka folur gjatë seancës së sigurisë në apelin e Krimeve të Rënda.
I akuzuar si pjesë e “Bandës së Shijakut”, Astrit Avdylaj gjatë kësaj seancë ka thërritur para trupës gjykuesë: “Rroftë PS, rroftë Vangjush Dako, unë aty i qaj hallet pasi ata i kam miq”.
Astrit Avdyli pranoi gjithashtu edhe miqësine me Ndokajt për të cilët tha se I ka njohur ne burg.
Në përgjimet e dala në media rezultuan komunikime te kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako me anëtarët e fisit Avdylaj në Shijak, ndërsa në përgjime të tjere pjestarë të familjes Avdylaj flasin me njeri-tjetrin për përfshirjen ne process zgjedhor në mbështetje te kryebashkiakut socialist.
Në operacionin “vol-vo4” u arrestuan mbi 30 persona në disa qytete, të lidhur me njeri-tjetrin, mes të trjereve edhe ish deputetet Arben Ndoka dhe Arben Cuko.
