Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një interviste për Syri TV se është tërhequr nga gjyqi me BILD pas një takimi që pati me shefat e gazetës gjermane.

I pyetur se pse ishte kaq njerëzor për rastin e Bild, kur qeveria pretendon se përgjimet janë jashtë kontekstit, Rama u shpreh se takim me shefat ishte mbresëlënës.

“Takimi me shefat e gazetës ishtë mbresëlënsës, u krijua një marrëdhënie njerëzore, mu duk e pamotivueshme brenda vetes për të vijuar gjyqin dhe kurseva disa të holla nga arka e Partisë Socialiste. Nuk jam takuar me shefat e BILD për përgjimet që u publikuan. Sot që flasim kemi marrëdhënie njerëzore . Të tjerat janë spekulime të syri tv”, deklaroi Rama.

Po pse nuk tërhiqet kryeministri nga padia për Ylli Rakipin.

“Me Yllin mund të takohem, po ta kërkosh e gjen edhe tek Ylli njerëzoren. Nuk ka asnjë të krahasur me akuzar barbare që janë bërë në adresën time nga Ylli dhe ato që ka shkruar gazeta gjermane. Me akuzat barbare duhet të merret gjykata dhe jo vetë”, deklaroi kryeministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re