Dosja për lobimin në SHBA e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Arben Ristanit dhe financierit Ilir Dervishit nuk do të gjykohet nga Fatmira Hajdari.

 

Gjykata ka pranuar kërkesën e gjyqtares Hajdarit për t’u tërhequr nga gjykimi i kryedemokratit. Mësohet se se gjyqtarja ka deklaruar se vendimin e ka marrë për të shmangur paragjykimin, për shkak të njohjeve personale me kreun e opozitës.

“Basha ka qenë disa herë në shtëpinë time si kryetar i opozitës, në ceremonitë për bashkëshortin tim. Pres që kërkesa ime të pranohet”, është shprehur  Hajdari në kërkesën e dërguar një javë më parë.

Trupa gjykuese do të përbëhet nga Alaudin Malaj, Shpresa Beçaj dhe Shkëlqim Mustafa. Relatore e kësaj çështjeje është gjyqtarja Beçaj. Kjo trup do të shqyrtonte apelimin e prokurorisë ndaj vendimit të marrë nga gjyqtari Lazër Sallaku që pushoi hetimin ndaj kryedemokratit Basha. Seanca e radhës gjyqësore pritet të zhvillohet në orën 10:00 të ditës së nesërme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re