Në seancën e kësaj të marte për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, mungoi vëllai i dëshmitarit ‘kyç’ në këtë proceës, Abdyl Rama. Megjithatë në mungesë të këtij të fundit u lexuan dy deklarata të tij, njëra e dhënë në prokurorinë e Vlorës e tjetra në atë speciale. Të dyja këto deklarata janë një kërkesë e organit të posaçëm të akuzës, e cila u pranua nga togat e zeza.

 

Dëshmia 1: Pak ditë pas arrestimit të Belerit më kapën në Himarë dy persona që më kërkuan të tërhiqnim deklarimet e mia dhe të vëllait Arsen Rama.

 

Dëshmia 2: Në një ditë tjetër duke ikur në Livadh me motor më preu rrugën një person dhe që në duar dukej sikur mbante një armë, më ka kërcënuar dhe sharë greqisht nga nëna që më ka vdekur.

 

Që kur u arrestua Fredi Beleri ne na ka falimentar biznesi, sepse nuk na blen më njeri peshk si dhe në Himarë nuk na flet më njeri.

 

Seanca u shty për më datë 19 dhjetor në orën 14:30, me kërkesë të Prokurorisë pasi theksoi se duhet t’i merret dëshmia në cilësinë e të pandehurit edhe Pandeli Kolaveshit i cili nuk mori pjesë në seancë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re