Rrëmbimi dhe me pas vrasja e Gazmend Çollakut ende nuk ka gjetur zgjidhje ne Gjykatën e Krimeve te Renda edhe pse ne automjetin e ish-oficerit të policisë i ekzekutuar tashmë, u gjetën gjurmë gjaku të Çollakut.
 
Në procesin e shokut të Ervin Dalipaj, Denis Shtraza, dëshmitarët thanë se ai kishte miqësi me Çollakun madje në një rast kishte ndërhyrë për të mbyllur një sherr në favor të tij.
 
Artur Balla një nga dëshmitarët e procesit tha se para 9 vitesh Gazmend Çollaku i kishte plagosur gabimisht të vëllanë dhe për mbylljen e historisë kishte ndërhyrë Denis Shtraza.
 
 “Para 8 ose 9 vitesh isha me vëllain ne nje pub ne qytetin e Durrësit. Aty Gazmend Çollaku u konfliktua me disa persona te tjerë. Une dhe vëllai ndërhymë per te qetësuar situatën dhe ne kete moment Gazmend Çollaku nxori armen dhe qëlloi. Plumbi aksidentalisht kapi ne këmbe vëllain tim. Pas disa kohesh Denis Shtraza erdhi me takoi dhe me tha qe te mbyllnim ketë histori pasi Gazmend Çollaku sipas tij, ishte djale i mire dhe ngjarja ishte aksidentale. Nëse Denisi ndërhyri edhe pse ne si familje nuk donim probleme i bie qe ai ishte shok me Gazmend Çollakun.”
 
Gjate seancës dëshmuan dhe dy efektivët e Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit. Rebani Farruku dhe Alfred Hoxha bënë këqyrjen e automjetit të Ervin Dalipajt që udhëtonte me Denis Shtrazën. Sipas tyre makina u këqyr dy herë pas dallimit të disa njollave, të cilat më pas rezultuan gjaku i Gazmend Çollakut.
 
Por mbrojtja pretendoi se në automjet mund të jenë futur prova të tjera, pasi koha në të cilën u ndalua makina dhe këqyrja e bagazhit, u bënë 22 ditë me vonesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re