Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren qe do të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm.
Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe mësohet se si relatore e rekursit është caktuar gjyqtarja Albana Boksi, por ende nuk ka një datë për shqyrtimin e çështjes.
Kujtojmë se Veliaj është nën hetim për korrupsion e pastrim parash dhe ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti.
Në dosjen e SPAK ka të akuzuar dhe nën hetim edhe familjarë të Veliajt dhe disa biznesmenë.