Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar sot thirrjen si dëshmitarë të Prokurorisë, të Shkëlzen Berishës dhe Aldo Bumçit.

Lajmin e bëri të ditur gazetarja Klodiana Lala për News 24, ku tha se GJKKO rrëzoi kërkesën e Mediut për një listë dëshmitarësh dhe gjithashtu kërkesën për dëshmitarët e familjarëve të viktimave të Gërdecit.

“Gjykata ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Mediut për 90 dëshmitarë. Sipas Gjykatës shtetasit e huaj dhe personalitetet brenda vendit nuk do të thirren në proces.

Gjykata rezervoi të drejtën që ekspertët që kanë përpiluar aktin e ekspertimit, shkakun e shpërthimit, në një moment kur ta shohë të arsyeshme të vendosë nëse do i thërrasë apo jo. Sipas avokatëve ky vendim duhet të ishte marrë ditën e sotme.

Avokatët kanë një qëndrim të ndryshëm për atë që është deklaruar më herët dhe nuk e shohin si një aksident”, raportoi gazetarja Lala.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re