Në Podgoricë është mbajtur procesi gjyqësor ndaj 14 personave të akuzuar për tentativën e vrasjes së ish kryeministrit Milo Gjykanoviç dhe komplotin e marrjes së parlamentit në Mal të Zi gjatë zgjedhjeve parlamentare.
 
Në mesin e të akuzuarve janë dhe ligjvënësit opozitarë të partisë, Fronti Demokratik, Andrija Mandiç dhe Millan Knezheviç si dhe nëntë shtetas serbë dhe dy rusë. Ndaj këtyre të fundit po zhvillohet një gjykim në mungesë.
 
Sikurse pretendohet nga akuza qëllimi i komplotistëve ishte zgjedhja e një qeverie proruse në Mal të Zi me synimin final ndalimin e anëtarësimit të këtij shteti në NATO. Zyrtarë të lartë malazez kanë akuzuar Rusinë për nxitjen e këtij sulmi, por Moska zyrtare ka mohuar akuzat.
 
Mali i Zi u anëtarësua në NATO më 5 qershor të këtij viti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re