Seanca në Apelin e GJKKO për Festim Bexhdilin, kopshtarin e Golden Resort ku u filmua për herë të fundit trupi i pajetë i Jan Prengës, është shtyrë për ditën e nesërme (13 Maj) në orën 09:00.

Gjatë seancës së sotme, i pandehuri Dritan Rexhepi nuk ka marrë pjesë, duke bërë që GJKKO të urdhërojë shoqërimin e tij me forcë për gjyqin që zhvillohet të premten.

Dritan Rexhepi ka kërkuar të përfaqësohet nga avokatët dhe nuk ka ardhur në sallën e gjyqit.

Por mbrojta e Festim Bexhdilit kërkon që ky i fundit të thirret për të dhënë shpjegime në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ndaj togat e zeza kërkuan që Dritan Rexhepi të shoqërohet forcërisht në seancën e radhës.

Ndërkohë i pandehuri Festim Bexhdili, i pyetur lidhur me procedim penal ndaj Aldo Majnishta, u shpreh se “Dua të përfitoj nga e drejta për të mos dhënë deklarime”.

Aldo Majnishta u shoqërua me urdhër të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko