Dritan Rexhepi, pasi togat e zeza gjatë seancës së djeshme urdhëruar shoqërimin e tij me forcë, është paraqitur ditën e sotme në Apelin e GJKKO-së për gjyqin ndaj kopshtarit të “Golden Resort”, Festim Bixhdili.

Por, “mbreti i kokainës” ka refuar të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje për të cilën GJKKO ka dënuar kopshtarin me burg të përjetshëm.

Ishte mbrojta e Festim Bexhdilit që kërkoi që Dritan Rexhepi të thirrej për të dhënë shpjegime para togave të zeza.

Por, Dritan Rexhepi kishte kërkuar që të përfaqësohej nga avokatët dhe nuk u paraqit diten e enjte (12 Maj) në sallën e gjyqit.

Ndaj togat e zeza, gjatë së djeshme, kërkuan që Dritan Rexhepi të shoqërohej forcërisht në seancën e sotme (13 Maj).

Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.

Hetuesit besojnë gjithashtu se Festim Bexhdili di vendin ku mund të jetë groposur Jan Prenga. Ky i fundit pas rrëmbimit u çua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Festim Bixhdili ishte kopshtari i kompleksit. Sipas fotove nga kamerat e sigurisë, Prenga mendohet se u dhunua derisa humbi jetën. Asgjësimi i trupit dyshohet se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit.

Për ngjarjen u arrestuan Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj.

Roli i Dritan Rexhepit:

49-vjeçari pukjan u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020, nga 4 persona në mes të Kamzës, duke u dërguar në një prej resorteve më të njohura në vend dhe më pas trupi i tij u zhduk.

Dritan Rexhepi është akuzuar si organizatori i atij akti brutal, ndërsa rrëmbimin dyshohet se e kanë kryer 4 persona nga Shkodra.

Por, Rexhepi ka mohuar përfshirjen në rrëmbimin e Prengës, njohjet me personazhet e krimit, si edhe përfshirjen në atë histori të vjedhjes së drogës në Angli. Gjithashtu mohoi të njihte Altin Hajrin të zotin e resortit nga ku u zhduk trupi i Prengës.

Dritan Rexhepi ka theksuar se në atë kohë gjendej në burg në Guayaquil-i në Ekuador, i dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Por, që në krye të herës, u tha se një person me emrin Gramoz nga Vlora, kishte organizuar të gjithë ngjarjen, por Gramozi ka mohuar të jetë personi nga Vlora për të cilin flet dosja.

RRËFIMI

“Në fundin e vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Kam qenë në burg në Ekuador. Kam qenë i dënuar 13 vjet për trafik droge. Ju do më pyesni për çështjen apo do me bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja dënimin. Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Për trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, aso kohe i përfshirë ishte edhe një shqiptar. Ai doli i pafajshëm. Gentian Doçajn (Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosjen as e kam lexuar. Emri nuk më thotë gjë. Më ka sjellë avokatja dokumentet nga burgu i Firences, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njëjtin sektor. Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për të dhënë para lidhur me trafikun e drogës. Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin Portsmouth të Londrës”, dëshmoi Rexhepi.

Një tjetër element i rëndësishëm i këtij procesi gjyqësor janë provat e reja që SPAK ka dorëzuar, që pritet të implikojnë drejtpërdrejtë Dritan Rexhepin, Gentian Funiqin dhe pronarin e kompleksit ‘Golden’, Altin Hajrin në vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës.

Jo vetëm me Funqin, por Dritan Rexhepi mohoi edhe njohjen me Hajrin në kompleksin e të cilit u mbajt për 8 orë trupi i pajetë i Jan Prengës derisa më pas u fut në një mjet dhe ende nuk dihet se ku është zhdukur.

Rexhepi tha se lidhur me këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë komunikim në aplikacionin SkyECC, i përdorur gjerësisht nga rrjetet kriminale, ndërsa i pyetur nga prokurorët e SPAK nëse ka njohje me Altin Hajrin, ‘mbreti i kokainës’ tha se nuk i thotë asgjë ky emër. 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko