Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në një organizim të PD në kuadër të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe si sistemit shëndetësor në vend, për situatën në të cilën ndodhen.

Berisha u shpreh se “shpenzohen mbi 10 milion për të famshmin “Cheek up”, ku janë brenda duar e zeza të Edi Ramës, ku është faktuar se ka zero leverdi bërja e tij”, ndërsa shtoj më tej se shuma të tilla parash, sipas tij, mund të përdoreshin për instalimin  e Cheek Up-it për identifikimin në fazat parafillestare të kancerit të gjirit.

“PD do bëj gjithçka për një organizim të veçantë për shëndetin e njerëzve, dhe për luftën kundër dy armiqve të tjerë, tiranisë dhe varfërisë”, theksoi Berisha.

Sali Berisha: Sot shpenzohen mbi 10 milion për të famshmin “Cheek up”, ku janë brenda duar e zeza të Edi Ramës, ku është faktuar se ka zero leverdi bërja e tij, i cili mban në regjistrin e vet qytetarë që janë ndarë nga kjo botë ose janë jashtë, vetëm për të marrë pagesat. Me këtë shumë mund të instalohej në vend sistemi i Cheek Up-it të kësaj sëmundjeje që e ka të nevojshme dhe të kapet në fazat parafillestarë. Mirëpo, problemi ynë është që, siç thotë Kenedi, njeriu në jetë përballët me tre armiq, sëmundja, varfëria dhe tirania. Situatë të tillë u bie sot shqiptarëve nëse sëmuren, ky organizim që është sot në sistem, nuk ka ekzistuar asnjëherë më parë.

Ky çorganizim bën që spitalet të mos bëjnë analiza, që kirurgët të mos operojnë të sëmurët, për shkak të atyre që si shushunja u pijnë gjakun të sëmurëve. Sot jemi në një ditë ku duhet të bëjmë gjithçka për të tërhequr vëmendjen në luftën kundër këtij armiku. PD do bëj gjithçka për një organizim të veçantë për shëndetin e njerëzve, dhe për luftën kundër dy armiqve të tjerë, tiranisë dhe varfërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re