Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konferencës për mediat, u pyet ndër të tjera edhe për gjyqin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

 

Meta tha se çështja Beleri nuk është një problem mes Shqipërisë dhe Greqisë, por është një problem i mungesës së demokracisë brenda  vendit.

Ai shtoi se asgjë nuk e pengon Belerin të betohet edhe pse në kushtet e rrëmbimit nga shteti.

Sa i takon faktit se çështja Beleri, po bëhet pengesë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Meta  e mohoi duke thënë se është kjo mazhorancë dhe ky kryeministër që e ka bllokuar procesin.

Meta: Çeshtja Beleri nuk është problem mes Shqipërisë dhe Greqisë, por një problem skandaloz i vetë mungesës së demokracisë në Shqipëri dhe është treguesi me flagrant i kapjes së shtetit dhe përdorim kriminal të tij nga kryeministri dhe qeveria, që nga policia, që nga prokuroria, gjykatat dhe cdo element tjetër. Qe nga përdorimi i dëshmitarëve të rremë dhe po ashtu bllokimi i betimit të tij është anti-kushtetues. Asgjë nuk e pengon Belerin për të bërë betimin edhe pse në kushtet e një rrëmbimi mafioz nga policia e Edi Ramës

Pengesë për Integrimin në BE?

Meta: Nuk është çështja Beleri ajo që ka vonuar integrimin e Shqipërisë në BE. U bë kohë që integrimi mbahet peng nga ky kryeministër.

Ishte e tmerrshme kur dëgjoja kryeministrin që thoshte jemi shembull në raport me integrimin edhe në raport me Serbinë dhe Malin e Zi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re