Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretarit të kësaj ministrie, Alqi Bllako dhe të 7 pandehurve të tjerë, që procesi ndaj tyre të zhvillohet me gjykim të shkurtuar.

Në rast se ata gjenden fajtor nga gjykata, do të përfitojne ulje të dënimit me një të tretën. Ndërsa për Etleva Kondin, procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.

Seanca e radhës, ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet më 18 maj, ora 09:00.

Sipas SPAK, Koka, në cilesinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milione euro rryshfet nga tre administratorët e kompanisë “Albtek Energy”, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncension dhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re