Skip to content

Gjyqi për ish-kryeministrin në Gjykatën Kundër Korrupsionit, zbulohet lëvizja e radhës e Sali Berishës!

Pavarësisht hetimit të nisur nga SPAK dhe masës së sigurisë nga GJKKO në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit duket se ka vendosur të mos heqë dorë nga aksioni politik opozitar.

Të mërkurën e 25 Tetorit, në orën 12:00 është njoftuar mbledhja e Kryesisë së PD-së, ku thuhet se do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike.

Njoftimi:

Të nderuar miq,

Neser diten e Merkure  ora 12.00 ne ambjentet e selise PD do te zhvillohet mbledhja e Kryesise PD me rend dite:

1- Diskutime rreth zhvillimeve te fundit politike

2-Te ndryshme …

Ju faleminderit…

Ndërsa pas Kryesisë, Berisha pritet të mbledhë ditën e premte me 27 Tetor Këshillin Kombëtar me qëllim diskutimin për situatën politike në vend dhe hapat që do të ndërmerren në vijim.

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, ditën e premte dt. 27 tetor, ora 18.00 në selinë e PD do të mblidhemi për të diskutuar situatën politike dhe hapat që do të ndërmarrim në vazhdim.

Ju përshëndes!

Këshilli Kombëtar i Berishës

Kujtojmë se më herët Berisha paralajmëroi se po shqyrtohet edhe mundësia e rikthimit tek protestat. Ai tha se gjithçka është mbi tryezë ndërsa “Rama dhe skapistët po bëjnë gjyqin e reformave të suksesshme të PD”

LEXO EDHE: Berisha në hetim nga SPAK, por nuk përjashton mundësinë e protestave: Të gjitha opsionet janë në tavolinë! Rama po u bën gjyqin…

“Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës.

Të gjitha janë në tryezë.

Ne, siç e shihni, kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik. Kur Edi Rama, me dy skapistë dhe një tjetër, vënë në tryezë reformat e suksesshme, sepse ajo ekonomi, për dijeninë tuaj, atë vit që janë emetuar bonot, jo për shkak të bonove, ka pasur një rritje prej 8.3 përqind sipas institucioneve ndërkombëtare.”, tha Berisha për gazetarët.

“”