Pas kërkesës së përfaqësuesve të Lulzim Bashës për përjashtimin e gjyqtarit Niko Rapi, gjyqtarja e Gjykatës Civile të Tiranës Nertila Kape, që mori në shqyrtim kërkesën e rrëzoi atë. Këtë të hënë në orën 15:00 pritet vendimi i gjyqtarit të çështjes Niko Rapi mbi qëndrimet e palëve. Ka në total 3 kërkesa.

 

E para ka të bëjë me kërkesën për pezullim të procesit, kërkesë e bërë nga Komisioni i Rithemelimit.

 

E dyta esh kërkesa e Këshillit Kombëtar të përfaqësuar nga Gazment Bardhi që gjithashtu kërkon pezullim të procesit për shkak të gjyqit në Gjykatë të Lartë.

 

E treta është kërkesa e Partisë Demokratike për vijimin e procesit të regjistrimit të Lulzim Bashës si kryetar partie dhe kryetar grupi në 2 shtator të këtij viti

 

Nga dy fraksionet ajo e Berishës dhe ajo e Bardhit procesi konsiderohet farsë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re