Në seancën në Apelin e Gjykatës së Posaçme, ku po zhvillohet procesi ndaj Festim Bexhdilit i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, prokurorja Elida Kackini është përplasur me avokatin e të pandehurit, Ilir Muratin.
Kackini deklaron se janë sekuestruar dy celularë njeri prej tyre është enkriptuar gjatë momentit të arrestimit të Bexhdilit
Bexhdili nuk ka komunikime me Altin Hajrin dhe Gentian Docin Funiqin per shkak se telefoni i enkriptuar ishte ndërkohë i sekuestruar.
LEXO EDHE: Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Gjyqi në Apelin e GJKKO, i pandehuri Festim Bexhdili: Nuk kam EncroChat! Avokati mbrojtës: Të merren në pyetje edhe Dritan Rexhepi me Aldo Majnishtën
Kackini: Në momentin kur është rrëmbyer Jan Prenga I pandehuri Festim Bexhdili ka shkuar ne drejtim te Shijakut nga plazhi.
Kackini: vvokati po tenton te shmangë faktin se Bexhdili ka përdorur telefon të enkriptuar në një kohe që ne si Prokurori e kemi të provuar që e ka përdorur. Këtë e pranon dhe dëshmitarja Enxhi, e cila është lidhje shoqërore e Bexhdili.
Kackini: Bexhdili është pjesë e grupit kriminal dhe nuk është gjendur rastesisht në vendin apo kohën e gabuar.
Avokati: Ekspertojeni telefonin dhe na sillni prova, te sqarohet nëse Bexhdili ka apo jo kominikime.
Avokati: Për të krijuar bindje të plotë duhen prova të reja. Duhet zbërthyer telefoni dhe të konfirmohet nëse ka ose jo komunikime.
HETIMET E SPAK
Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.
Hetuesit besojnë gjithashtu se Festim Bexhdili di vendin ku mund të jetë groposur Jan Prenga.
Prenga pas rrëmbimit u çua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.
Festim Bixhdili ishte kopshtari i kompleksit. Sipas fotove nga kamerat e sigurisë, Prenga mendohet se u dhunua derisa humbi jetën. Asgjësimi i trupit dyshohet se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit.
Për ngjarjen u arrestuan Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj. Sipas hetuesve, familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.