Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg dy ish-deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka dhe ka liruar 10 nga 34 të arrestuarit, në sajë të mega-operacionit “Vol-vo 4”. Gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie’ për 8 nga të arrestuarit e grupit të ‘Avdulajve’.
Zhvillimet për Vision Plus i ka ndjekur nga afër gazetarja Xhensila Kodra, e cila është shprehur se pas 10 orësh maratonë seancë gjyqësore, prokuroria kërkoi fillimisht masat me arrest për burg për 34 personat që dolën në sallën e gjyqit dhe më pas zbutjen e masës së sigurisë vetëm për disa prej tyre.
Konkretisht gjykata vendosi masën detyrim paraqitje për Mimoza Ndokën, motra e ish-deputetit Ndoka, lirimi nga qelia e burgut u bë për shkak të foshnjës 8 muajshe që ajo ka, gjithashtu me detyrim paraqitje është dënuar dhe Marjeta Peskura, për të njëjtat arsye.
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën “arrest shtepie” janë, Bledar Koci, Lule Zeneli, Luigji Paloka, Kol Lleshi, Zef Ndoka, Vasil Nika, Genc Zeneli dhe Vlash Gazulin 76 vjeç, i cili ishte dhe më i moshuari i grupit që i ra dhe të fikët gjatë seancës gjyqësore.
Sipas gazetares Kodra dy ish-deputetet kërkuan veçimin e çështjes nga ajo e bandës së Shijakut, me pretendimin se nuk kanë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike apo me akuzat e ngritura zyrtarisht nga ana e prokurisë së krimeve të Rënda, por kërkesa është rrëzuar nga gjykata me pretendimin se emrat e tyre kanë dalë në përgjin në këtë dosje voluminoze.
Gjatë zhvillimit të këtij procesi maratonë në Krimet e Rënda ka pasur dhe përplasje mes të pandehurve dhe gjyqtarëve. I dënuara me masën e sigurisë arrest shtëpie Genc Zeneli ështëshprehur në Gjykatë se arrestimi I tij është bërë me urdhër të Edi Ramës.
Gjithashtu gazetarja e Vizion Plus thekson se një tjetër përplasje në këtë seancë ishte reagimi i një polici të arrestuar, Ardit Gjyriqi, i cili u ka thënë prokurorëve; “A nuk keni turp që me keni përgjuar dhe provat që keni vendosur nuk i keni të sakta.”
Ndër të tjera ai pretendon se personi që e ka telefonuar i ka thënë ku ti lërë, ti lërë te Gulfi, dhe çështja për të cilën bëhej fjalë ishin dokkumentat e tij të vettingut dhe jo lëndë narkotikë.