Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Izet Haxhian, ish-truprojës së Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Bëhet me dije se seanca është shtyrë për shkak se mungonte prokurori, Dritan Nushi.

Mësohet se në seancën e sotme do të vendoste nëse do të pranonte listën e dëshmitarëve midis tyre edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kujtojmë që 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re