Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do ti bëjë gjyq publik kreut të qeverisë, Edi Rama.

Berisha theksoi se gjyqin ndaj kryeministrit nuk do e bazojë në epitete, por në fakte të pakundërshtueshme në ligj e vendime.

Ish-kryeministri u shpreh se Rama paraqitet si njeriu më i rrezikshëm në vend pas Enver Hoxhës.

Sali Berisha: “Shumë ditë më parë premtova se me procesin e shëmtuar politik të Ramës, do ta kthej në gjyqin publik të shekullit kundër personit që në historinë e Shqipërisë paraqitet si njeriu më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës.

Gjyqin ndaj tij nuk do e bazoj në epitete se Lana do të mbushej me to, nëse do hyjmë në atë fushë. Por do e bazoj në fakte të pakundërshtueshme në ligj e vendime që i japin përgjigje më shteruese aktit të shëmtuar të Ramës dhe larove të tij.

Rama me larot e tij, turpi i drejtësisë, aludojnë dhe pretendojnë se Berisha, reformën në sistemin e drejtësisë, ligjet dhe vendimet për këtë reformë i ndërmori për të favorizuar dhëndrin e tij 140 metër tokë të trashëguar sipas dokumenteve nga gjyshja e tij dhe mbi këtë bazë ndërtojnë akuzat e turpshme të favorizimit të dhëndrit dhe pasurimit të paligjshëm të tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re