TIRANE- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka thirrur sot në një seancë dëgjimore gjyqtarin pranë Gjykatës së Tiranës Bledar Abdullai, i cili do t’i nënshtrohet Vettingut.

Sipas verifikimeve që janë bërë deri tani, bazuar edhe tek raportet e ILDKPI, thuhet se Abdullai nuk ka fshehur pasurinë dhe se ka bërë deklarim korrekt.

Por KPK pretendon të kundërtën, pasi pretendohet se deklarimi i pasurisë së Abdullait nuk është i saktë. Po ashtu thuhet se bashkëjetuesja e gjyqtarit ka pasaktësi në formularin e pasurisë.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re