KPA ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Kushtetueses, atë të shkarkimit nga detyra në sajë të procesit të vettingut.
 
Fatmir Hoxha nuk justifikonte 1.7 mln lekë pasuri.
 
Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Albana Shtylla, relatore Ina Rama dhe anëtarë Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, vendosi me shumicë votash:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 10.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha.
 
Ky vendim për Fatmir Hoxhën është i formës së prerë dhe ka efekt të menjëhershëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re