Suela Zhegu, me detyrë komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është kallëzuar në SPAK nga një prej subjekteve që ajo do duhej të kontrollonte.

Gjyqtari Alaudin Malaj e ka konsideruar të papërshtatshme këtë komisionere të vazhdojë të kryej vetingun e tij. Ai nëpërmjet një kallëzimi të dorëzuar në Spak nëpërmjet postës ka renditur një sërë problemesh që bëjnë të pamundur vazhdimin e hetimit të tih nga kjo komisionere.

Zhegu është kallëzuar për veprën penale të “Falsifikimit të formularëve”, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Për këtë arsye është kërkuar nga kallëzuesi pezullimi i ushtrimit të detyrës së Komisioneres të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deri në përfundim të hetimeve.

Gjyqtari Alaudin Malaj thekson se kjo komisionere është akuzuar nga të afërm të saj për mashtrim duke përvetësuar pasuri që nuk i përkasin. Për këtë ka patur dhe një hetim penal në Prokurorinë e rrethit Tiranë.

Edhe për bashkëshortin e Komisioneres rezultojnë disa hetime dhe dënime penale ndër të tjera dhe mosbindje ndaj policisë. Ai është hetuar në Tiranë e Durrës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re