Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit, Blerona Hasa.

Sipas KPK-së, ajo ka rezultuar e pastër në të treja shtyllat e verifikimit nga vettingu, kontrollin e figurës, vlerësimin e aftësive profesionale dhe analizën e pasurisë.

Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut ishte e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.

Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës.

Në vitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re