Skip to content

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha u arrestua për korrupsion, vjen reagimi i Yuri Kim: Gjë e mirë kur sheh SPAK-un që jep rezultate

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar këtë të enjte në lidhje me arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Ambasadorja Kim thotë se është gjë e mirë kur SPAK jep rezultate, ndërkohë ajo shton se reforma në drejtësi po ecën para.

“Gjë e mirë të shohësh që SPAK po jep më shumë rezultate. Reforma në drejtësi po ecën para, hap pas hapi,” shkruan Ambasadorja Kim në Tëitter.

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha u arrestua ditën e sotme me urdhër të SPAK, për korrupsion dhe abuzim me detyrën. Ajo po hetoj edhe nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, pasi dukshëm ishin konstatuar shkelje në procedurat e ndjekura nga ana e saj për lirimin e disa personazheve të njohur të botës së krimit si Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Ilir Paja, dhe po ashtu lirimin e Hekuran Billës, i cili do të vritej më vonë në një atentat në Tiranë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb