TIRANE- Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Xhaxho, do të kalojë sot në sitën e vettingut.

Seanca dëgjimore ka filluar paraditen e sotme në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Trupi Gjykues përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari.

Pas përfundimit të procesit të rivlerësimit kalimtar për këtë subjekt të ligjit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të paraqesë gjetjet e tij lidhur me pasurinë e gjyqtares Xhaxho, integritetin e saj dhe aftësitë profesionale.

Manjola Xhaxho është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re