Gjyshi i ministres së Kulturës, Elva Margariti, ka qenë një ndër arkitektët që ka restauruar Teatrin Komnëtar. Ndërkohë që ajo mbron prishjen e ndërtesës që solli shumë polemika.

E pyetur nëse është e vërtetë që nuk është angazhuar për shembjen e Teatrit pasi gjyshi i saj, Anton Lufti ka qenë një nga arkitektët që e ka restauruar vite më parë ajo dha këtë këtë përgjigje.

“Po, është e vërtetë. Gjyshi im ka qenë një nga arkitektët më të shquar dhe të zotë. Ndoshta s’më takon mua të flas me superlativa për gjyshin tim, por ashtu siç është politizuar tashmë çdo shfaqje që lidhet me Teatrin, për gjyshin tim u kujtuan që të flasin në këtë muaj.

Do kishte qenë dakord për prishjen? Do të doja ta pyesja personalisht, por është e pamundur. Unë gjyshin nuk e kam njohur. E kam përcjellë në kujtimet dhe veprat që ka lënë pas. Mendimi i tij ka qenë teknik dhe ha shumë debat,” – u shpreh ajo në “Open”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re