Dy foshnje 15 e 3 muajsh i shpëtuan për mrekulli furisë së tornadove që i morën jetën të paktën 75 personave në Kentaki (SHBA)

Mbrëmjen e djeshme, gjyshja e vogëlushëve, tregoi për median momentet e tmerrit. Ajo tregoi se dy foshnjet vendosi t’i fshehë në vaskë. I mbuloi me mbulesë dy nipat, vendosi një jastëk dhe pranë tyre edhe një bibël.

Pak momente më vonë, shtëpia nis të dridhet. Pas disa sekondash furia e tornadosh shkatërron plotësisht shtëpinë. Gruaja u mbajt tek vaska, derisa forca e erës ka arritur ta fluturojë jashtë shtëpisë vaskën së bashku me fëmijët.

“Vaska u ngrit në ajër, e nuk po mund ta mbaja dot më me duar. Thashë me veten… oh Zot i madh.”-kujton gruaja.

Pas këtij momenti, grua godet kokën dhe humb disi ndjenjat. E gjithë shtëpia ishte shkatërruar plotësisht, siç tregon fotoja e mëposhtme.

Gjyshja e fëmijëve çohet në këmbë dhe nis të kërkojë mes rrënojave.

“Po kërkoja gjithandej, nuk po e shihja se ku ishte vaska. E vetmja gjë që mund të thoja ishte “O Zot i madh, më sill fëmijët shëndoshë e mirë, o Zot të lutem”

Aty pranë kishin mbërritur dy oficerë të policisë të cilët arritën të gjejnë vaskën. Vaska ishte e kthyer përmbys, pranë oborrit të shtëpisë. Të dy fëmijët ishin brenda, mrekullisht të gjallë të dy.

Njëri prej djemve kishte një hematomë në kokë dhe kishte pësuar hemorragji të brendshme, por famirësisht mjekët arritën ta shpëtojnë në spital.

Dy prindërit e foshnjeve nuk ndodheshin në atë moment në shtëpinë e të moshuarës. Për të parë kronikën në video, e përcjellë nga WFIE-TV, klikoni këtu

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re