Shqipëria është një vend që nuk e ka të përcaktuar me ligj minimumin jetik, ndërsa PD ka depozituar në Kuvend një nismë ku propozon që niveli i minimumit jetik të jetë 200 euro në muaj.

Dorian Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike pranë PD-së së Rithemelimit, i pranishëm në  studion e emisionit Open në News24, tha se gjysma e popullatës shqiptare praktikisht që është poshtë vlerës së minimumit jetik.

“Ndihma ekonomike për një familje është 74 mijë lekë në muaj, as 20 mijë lekë të vjetra në muaj për person. Kemi sot vlerën e pensioneve nën vlerën e minimumit jetik. Këtu problematikat nisin që nga bazat. Nëse çdokush do të kishte 210 mijë lekë në xhep çdo muaj, a do i mjaftonte apo jo? Nuk i mjaftojnë, por çështja është se gjysma e popullatës është nën vlerën e minimumit jetik”, tha Teliti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re