Tashmë Gjysmë Maratona e Beratit është kthyer në një traditë dhe ditën e dielë në Berat do të zhvillohet edicioni i saj i shtatë nën kujdesin e Bashkisë Berat dhe klubit Tomori. Kështu edhe Berati ka hyrë në hartën e qyteteve ku vrapohet dhe zhvillohet një ndër maratonat më interesante në Ballkan.

Një iniciativë e shtatë viteve më parë e maratonomakut beratas Gazmend Shehu dhe klubit shumësportësh Tomori që vazhdon të mbahet gjallë në Berat. Pritet një numër i lartë pjesëmarrësish jo vetëm me vrapues nga Berati apo qytete të tjera të Shqipërisë por edhe nga trevat shqiptare dhe shtetet fqinje, ashtu si ka ndodhur në vitet paraardhëse.

Gara do të nis në orën 09:00 dhe itinerari do të jetë i njëjtë me nisjen nga pedonalja e qytetit deri në Urën Vajgurore dhe kthim me një distancë prej 21 km./Berati.TV

 

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME