Skip to content

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze dërgon 50 kamionë me ndihma në Gaza

thumbs b c 744d0bc42a978e0c4d6b460f181b6ef6

Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe dërgoi të dielën 50 kamionë me ndihma në qytetin e Gazës dhe në Rripin verior të Gazës.

Grupi i ndihmës humanitare tha se ka dërguar 50 kamionë me ndihma nga Rafah në Rripin jugor të Gazës në qytetin e Gazës dhe rrethinat e saj veriore.

“Një grup vullnetarësh në Gaza dhe pjesët veriore do të marrin autokolonën dhe do ta shoqërojnë për të shpërndarë ndihma për qytetarët rezistues të Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratë.

Ndihma përfshin ushqim, ujë të pijshëm, ilaçe dhe furnizime mjekësore emergjente.

Nuk është potencuar se kush e ka siguruar ndihmën.

Burimi: AA