Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe Turke kanë arritur deri te foshnja jetime Kerim dhe familja e tij në rajonin e Gutës Lindore në Siri të rrethuar nga regjimi i Bashar Asadit. Foshnja Kerim humbi syrin e majtë dhe nënën si pasojë e një sulmi të regjimit.
Gjysmëhëna e Kuqe u mobilizua pasi rrëfimi i foshnjës Kerim bëri xhiron e botës pas njoftimit nga AA.
“Kolegët tanë arritën te foshnja. Ne po i përmbushim nevojat e tyre”, ka shkruar në rrjetin social Twitter Kerem Kınık, kryetari i përgjithshëm i Gjysmëhëns së Kuqe të Turqisë.
“Me syrin e plagosur nga bombat e pista, foshnja Kerim po zgjon njerëzimin, të cilit i janë verbëruar sytë e zemrës. 400 mijë njerëz janë të rrethuar prej pesë vitesh, ndërsa njerëzimi nuk do ta shohë këtë realitet po të mos ishte pafajësia e Kerimit. T’i dënosh civilët me uri është krim lufte”, ka shkruar Kınık.
Kınık po ashtu ka postuar edhe fotografi në të cilat ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe Turke takohen me foshnjën Kerim.
Ai po ashtu ka postuar edhe fotografi duke mbyllur syrin, si pjesë e fushatës për solidarizim me të.
Rrëfimi për foshnjën Kerim për herë të parë u shpërnda nga AA, me çka përdoruesit e rrjeteve sociale mbështetën në masë të madhe fushatën solidarizuese.
Në mesin e atyre që mbështetën fushatën duke mbyllur syrin me dorë ishin edhe kryeministri libanez Saad Hariri, përfaqësuesi i përhershëm britanik në OKB, Matthew Rycroft dhe futbollisti francez i Bajernit të Mynihut, Franck Ribery.
Foshnja Kerim është bërë simbol i rrethimit në Gutën Lindore në afërsi të Damaskut, i cili vazhdon që nga viti 2012.
Bllokada e regjimit të Asadit ka shkaktuar që afërsisht 400 mijë banorë të vuajnë nga kequshqyerja dhe duke pamundësuar shërbimet në qendrat shëndetësore lokale.
Kerim humbi syrin e majtë dhe nënën një muaj më parë nga një sulm me artileri nga forcat e regjimit./AA/.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re