Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka siguruar ndihmë me materiale arsimore për 1.260 nxënës muslimanë të Arakanit në 7 shkolla në qytetin Karachi të Pakistanit.

Në rajonin Gulshan-e-Iqbal në qytetin Karachi u mbajt një ceremoni për ndihmën me materiale arsimore që u krye në bashkëpunim nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke me Gjysmëhënën e Kuqe të Pakistanit dhe organizata joqeveritare Aleanca e Pakistanit për Arsimimin e Vajzave (PAGE).

Në ceremoni morën pjesë kryekonsulli i Turqisë në Karachi, Cemal Sangu, zyrtarë nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Gjysmëhëna e Kuqe e Pakistanit dhe të ftuar të tjerë.

Kreu i delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, İbrahim Carlos Camilo, në një deklaratë për AA tha se janë shpërndarë ndihma me materiale arsimore për 1.260 nxënës refugjatë të Arakanit në 7 shkolla në Karachi.

Camilo deklaroi se nxënësit kanë treguar një interes të lartë ndaj tyre dhe se ata janë shumë të lumtur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re