Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të ofrojë ndihmat e saj si ushqim, strehim, veshje, shëndetësisë dhe higjienë për viktimat e luftës në zonat ku Kryqi i Kuq i Ukrainës mbetet i pamjaftueshëm.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke njoftoi se vazhdon punimet e saj ndaj krizës që vazhdon prej rreth 3 javësh në Ukrainë dhe se deri më sot ka dërguar në rajon 24 maune me ndihma humanitare me vlerën prej 12 milion lira (rreth 735 mijë euro), që përbëhen nga produkte ushqimore dhe strehimi, pelena, veshje, batanije, krevatë, jorganë, produkte higjiene, ilaçe, produkte mjekësore, si dhe çanta për ndihmën e parë.
Gjithashtu njoftohet se edhe tre maune janë nisur drejt Ukrainës nga Qendra Logjistike e Stambollit në pjesën e Anadollit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke punon bashkë me Kryqin e Kuq të Ukrainës dhe plotëson të gjitha nevojat e atyre që përpiqen të vazhdojnë jetën e tyre nëpër strehimore në rajonet e konfliktit dhe kufitare.