Kryeministri Edi Rama thotë se pa PS reforma në drejtësi nuk mund të bëhej. Kreu i qeverisë i ka kthyer edhe një përgjigje, atyre që thonë “mos i votoni këta se janë hajdutë”, duke thënë se “personat e qeverisë që kanë pasur probleme me drejtësinë kanë qenë në mandatet e kaluara”.

Por sipas kryeministrit, ajo që ka rëndësi është mbështetja që PS i jep reformës në drejtësi.

“Ata që janë rreth e rrotull nesh nuk e duan SPAK-un. Nuk e duan këtë që po ndodh. Pastaj kthehen në anën tjetër, kërkojnë të përdorin thellimin e luftës kundër korrupsionit si argument pse ne nuk duhet të votohemi”, tha Rama.

Për ata qe thonë se po bën fushatë me tallava, Rama u përgjigj duke thene se ata qe mendojne keshtu “nuk e vleresojne kulturen shqiptare”.

“Nëse ne bëjmë një takim të madh me njerëzit tanë, kush na ndalon ne që ne të përdorim edhe këngë që janë nga thesari i kulturës tonë. Kush e ndalon këtë?  Që kur unë merrem me fushatë, shikoni si kanë ndryshuar edhe të tjerët. Kjo historia me këngë dhe valle do ta përdorin edhe të tjerët”, deklaroi Rama.

Rama: Thonë Rama bën fushatë, njëherë timoni, njëherë tepsia, tani ka dalë pasaporta. Hajde ti marrim me radhë dhe të shohim si kanë rezultuar. Unë thosha ma jepni timonin se ndryshe nuk bëhet reforma në drejtësi, dua një drejtësi të pavarur. Dua një drejtësi që godet majtas dhe djathtas, u bë apo nuk u bë? Timoni e bëri. Sepse nëse nuk do ishim forca e vetme me këtë vendosmëri nuk do bëhej.

Ata që janë rreth e rrotull nesh nuk e duan SPAK-un. Nuk e duan këtë që po ndodh. Pastaj kthehen në anën tjetër, kërkojnë të përdorin thellimin e luftës kundër korrupsionit si argument pse ne nuk duhet të votohemi.

Kanë gjysme ne qeverisë në burg, si mund ti votoni këta hajdutë? Nuk është këtu, se po ti marrësh se për çfarë bëhet fjalë nuk është këtu. E dyta, ata që kanë probleme me drejtësinë ë dhe kanë qenë në qeveri janë anëtarë kabinetesh të mandatit të parë, të dytë, të fillimit të mandatit të tretë, por s’ka rendësi kjo. Ajo që ka rëndësi është që ne jemi në mbështetje të këtij sistemi. Ne nuk i vëmë pushtetin politik  si karrocën para kalit pushtetit të pavarur të drejtësisë, që e kemi bërë ne të pavarur.

Këta thonë që fushata e Ramës është tallava, është tallje me këtë dhe atë. Si është e mundur, këta nuk e dinë se ca është tallavaja. Këta janë përbuzës së kulturës shqiptare, janë përbuzës të atij fondi thesaresh që ka krijuar kultura jonë. Nëse ne bëjmë një takim të madh me njerëzit tanë, kush na ndalon ne që ne të përdorim edhe këngë që janë nga thesari i kulturës tonë. Kush e ndalon këtë?  Që kur unë merrem me fushatë, shikoni si kanë ndryshuar edhe të tjerët. Kjo historia me këngë dhe valle do ta përdorin edhe të tjerët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko