Skip to content

“Gjysmën e shpirtit e keni këtu, por…”, përcillet për në Itali grupi i dytë i mjekëve për koronavirusin (VIDEO)

91578524 917100405412677 5046741835867750400 o

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i përcolli mjekët dhe infermierët drejt Italisë duke u thënë se: “E di që gjysmën e shpirtit e keni këtu. Ne jemi këtu për ata, shkoni të qetë. Kthehuni shëndoshë e mirë, nuk është dëshirë, por detyrim për të gjithë ju.

Do të shkoni të punoni si të barabaratë me kolegët tuaj në Itali. Do doja t’ju përqafoja por duhet ruajtur distanca fizike” – tha ministrja teksa i përcolli në Rinas mjekë dhe infermierë.

Krenare për grupin e dytë të profesionistëve të shëndetit po nisen drejt Italisë. 60 infermierë do të ndihmojnë vendin fqinj në zonat më të goditura nga #COVID19Rrugë të mbarë #BASHKË